ST JOHNSTONE - GLASGOW RANGERS
Rangers i Grezdës fiton me përmbysje
23 December, 2018 @15:13
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Eros Grezda, ka qenë startues në përballjen që sot ekipi i tij Rangers e luajti ndaj St Johnstonit.
Vendasit avancuan në fund të pjesës së parë me golin e Matthew Kennedyt (45’), ndërsa ekipi i Steven Gerrardit u këndell në pjesë të dytë për fitore 1-2 me golat e kolumbianit Alfredo Morelos (65’ dhe 88’).
Grezda luajti vetëm në pjesë të parë të ndeshjes për Rangersin, ndërsa u zëvendësua nga Glenn Middleton në pjesë të dytë.
Me këtë fitore Rangers ka kërcyer në vend të dytë me 38 pikë nga 19 ndeshje, një më pak se Celticu lider, që ka 18 ndeshje të zhvilluara.