TEAM OF THE HALFSEASON 18/19
11-shja e pjesës vjeshtore (mesfushori më i mirë i krahut I)
27 December, 2018 @10:27
Cilët lojtarë treguan formën më të mirë në 17 xhirot përkatëse? Cilët u dalluan më së shumti?
Për t’i vënë “kapak” këtyre pyetjeve, si redaksi jemi munduar ta bëjmë përzgjedhjen tonë të 11 lojtarëve me rendimentin më të mirë në kampionat, përgjatë stinorit vjeshtor që posa e lamë pas.
Formacioni do të përmbajë skemën 4-2-3-1, ndërsa në vazhdim, ditë pas dite do t’i publikojmë dhe do të mundohemi t’i arsyetojmë përzgjedhjet tona.
Mesfushori më i mirë i krahut (I): Mendurim Hoti
Mendurim Hoti shpërtheu që në fillim të stinorit. Mjafuan rikthimi i vetëbesimit dhe mënjanimi i lëndimeve që e kishin përcjellur në të kaluarën, për të bërë atë që t’i kthehet formës me të cilën e njohim.
Dribloi, asistoi, shënoi dhe u vetëmohua për skuadrën në faza mbrojtëse nganjëherë. Kreu në devotshmëri detyrën dhe urdhërat që ia dha shtabi teknik.
La në hije një përforcim që u proklamua si shumë i mirë, Da Silva, për të dhënë shenja të qarta se ai është ende aty.
I gatshëm për të ofruar gjithnjë inkursionet dhe rritjen e volumit të lojës. Shënoi pesë gola për Feronikelin në vjeshtë.