TEAM OF THE HALFSEASON 18/19
11-shja e pjesës vjeshtore (sulmuesi më i mirë)
29 December, 2018 @11:00
Cilët lojtarë treguan formën më të mirë në 17 xhirot përkatëse? Cilët u dalluan më së shumti?
Për t’i vënë “kapak” këtyre pyetjeve, si redaksi jemi munduar ta bëjmë përzgjedhjen tonë të 11 lojtarëve me rendimentin më të mirë në kampionat, përgjatë stinorit vjeshtor që posa e lamë pas.
Formacioni do të përmbajë skemën 4-2-3-1, ndërsa në vazhdim, ditë pas dite do t’i publikojmë dhe do të mundohemi t’i arsyetojmë përzgjedhjet tona.
Sulmuesi më i mirë: Alban Shillova
Për shumëkë ndoshta ishte fundi i tij dhe nuk do të rrezatonte më si dikur. Megjithatë, njësoj nuk mendoi ai. Alban Shillova ka qenë golashënuesi më i mirë i gjysmës së stinorit që e lamë pas.
Albani ndërkaq, shënoi gola të thjeshtë, të komplikuar, atraktiv dhe për disa javë rresht, ai së bashku me shokët e tij të skuadrës së Flamurtarit kapën kreun e Superligës.
Ecurinë e jashtëzakonshme të performancave të tij e ndërprenë problemet me kryesi të klubit, por kjo nuk do të thotë që ai mos ta gëzojë epitetin e sulmuesit më të spikatur deri më tani në Superligë.