JUVENTUS - SAMPDORIA
Juventusi shpëton me VAR
29 December, 2018 @14:36
Kampioni aktual i Serie A-së, Juventusi, duke e mposhtur Sampdorian me rezultat 2-1, e mbylli vitin 2018 me fitore.
Me të filluar ndeshja, pas një asistimi të Paulo Dybalas, Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë në minutën e dytë, derisa në minutën e 33’ rezultatin e barazoi nga pika e bardhë Fabio Quagliarella.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, në minutën e 65’, kësaj radhe u akordua penalltia në favor të Juves, nga e cila nuk gaboi super ylli portugez Ronaldo dhe shënoi.
Në minutat shtesë të ndeshjes Sampdoria shënoi përmes Riccardo Saponaras, por goli i tij u anulua pas shikimit të VAR-it nga referi Valeri dhe kështu përfundoi ndeshja në favor të Juves.
Juventusi pas 19 ndeshjeve të zhvilluara gjendet në krye të tabelës me 53 pikë, derisa ende nuk kanë pësuar humbje në Serie A këtë stinor, kurse Sampdoria me 29 pikë të grumbulluara gjendet aktualisht në pozitën e pestë.