PAS NDESHJES INTER-NAPOLI
Dënime për Interin, por edhe Koulibalyn
27 December, 2018 @18:19
Federata italiane e futbollit (FIGC) ka dënuar Interin që të luajë dy ndeshje pa prani të tifozërisë.
Ky dënim erdhi pas abuzimeve raciste që iu bën mbrëmë në përballjen Inter-Napoli, qendërmbrojtësit të napolitanëve, Kalidou Koulibaly, nga publiku.
Për më tepër, Curva Nord, pjesa e stadiumit ku rrijnë ultrasit neroazzur duhet të jetë e mbyllur edhe për një ndeshje shtesë, përveç këtyre dy të radhës.
Me këtë rast, Inter do të duhet të luajë pa praninë e tifozëve në përballjet ndaj Beneventos dhe Sassuolos, ndërsa Curva Nord do të jetë e mbyllur edhe për përballjen ndaj Bolognës, që luhet më 3 shkurt 2019.
Përveç Interit, janë dënuar edhe lojtarët e Napolit. Koulibaly do të mungojë në dy ndeshjet e radhës për Napolin, për shkak të suspendimit. Një për shkak të akumulimit të 5 kartonëve të verdhë dhe tjetra për shkak të aplaudimit sarkastik ndaj referit të ndeshjes Paolo Mazzoleni. Ndërsa Lorenzo Insigne ka marrë dënim të njëjtë, plus edhe 10 mijë euro gjobë pasi që ka fyer referin si kapiten i Napolit.