NË PODUJEVË
Shend Kelmendi ndahet me Llapin
27 December, 2018 @11:04
Ish futbollisti i Prishtinës, Shend Kelmendi, është ndarë me ekipin e tij aktual, Llapi.
Njoftimin e ka bërë të ditur llogaria zyrtare e ekipit nga Podujeva në Facebook sot, ndërsa thuhet që ndarja ka ardhur pas marrëveshjes mes palëve.
Kelmendi 24 vjeç, që luan në pjesë ofanzive të mesfushës e herë-herë edhe si sulmues, nuk ka qenë i rregullt te ekipi i Llapit këtë stinor, ndërsa për aq sa ka qenë pjesë e ekipit ka sfhrytëzuar rastin duke shënuar një gol dhe dy asistime.
Përndryshe, Kelmendi tash mbetet lojtar i lirë, ndërsa Llapi ka falenderuar lojtarin për kontributin e dhënë derisa ishte pjesë e ekipit nga Zahir Pajaziti.