NË GJAKOVË
Vëllaznimi rikthen Sahitin
25 December, 2018 @20:34
Skuadra e Vëllaznimit do të merr përsëri mesfushorin Samir Sahiti. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë lojtari në llogarinë e tij të Facebookut, ndërsa Vëllaznimi nuk ka zyrtarizuar ende asgjë.
Sahiti ka pasur një periudhë të mirë të kaluar te Vëllaznimi, kur Ismet Munishi ishte trajner dhe tash me rikthimin e Munishit, kthehet edhe Sahiti në ekip.
Vëllaznimi ka përfunduar stinorin vjeshtor në pozitë të pestë të Ligës së Parë dhe është duke kërkuar një vend që dërgon në Superligë.
Sahiti pritet të jetë përforcimi i katërt i Vëllaznimit në afatin kalimtar dimëror pas Astrit Berishës, Agron Beqirit dhe Labinot Jetullahut - të gjithë këta pjesë e Onixit në vjeshtë.