RADJA NAINGGOLAN
Suspendimi i radhës
24 December, 2018 @23:56
Mesfushori belg i Interit, Radja Nainggolan, është suspenduar përsëri.
Pas selektorit të Belgjikës, Roberto Martinez, që e kishte suspenduar nga reprezentacioni, tash suspendimi ka ardhur nga ekipi i tij, Inter.
“Inter konfirmon se Radja Nainggolan është suspenduar përkohësisht nga të gjitha aktivitetet futbollistike për arsye disiplinore,” ka shkruar njoftimi në faqen zyrtare të ekipit.
Belgu 30 vjeç u ble nga Roma gjatë verës për 38 milionë euro, plus u dha Nicolo Zaniolo, mirëpo ai dështoi të tregojë veten në ekip. Shënoi tre herë në 15 ndeshje sa luajti te neroazzurët këtë stinor.
Kështu, ai nuk do të jetë fare në ekip përgjatë derbit që luhet nesër ku Inter pret Napolin në Giuseppe Meazza.