FRANK DE BOER
Gjen punë
23 December, 2018 @23:12
Ish trajneri i Ajaxit, Interit dhe Crystal Palacit, Frank de Boer, ka gjetur punë pak para fundit të këtij viti.
Ai është zyrtarizuar sot si trajner i ri i ekipit amerikan Atlanta United, që është kampion i MLS-it.
De Boer ka qenë i papunë që prej shtatorit të vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Crystal Palace pas vetëm 5 ndeshjeve, pas 77 ditëve pune.
Puna e mëhershme e tij, kishte zgjatur 85 ditë te Inter, ku ishte shkarkuar në nëntor të vitit 2016.
E para këtyre aventurave, ai fitoi katër herë me radhë titullin e kampionit në Holandë me Ajaxin, prej vitit 2011 deri në vitin 2014.
Frank De Boer 48 vjeç ka nënshkruar kontratë disa vjeçare me ekipin e Atlanta United. Ai do të jetë trajneri i dytë i këtij ekipi në histori, duke e zënë vendin e Gerardo Martinos.
Martino kishte fituar me ta trofeun e MLS, duke fituar garën që në vitin e dytë të ekzistencës së këtij klubi.