QUIQUE SANCHEZ FLORES
Prej La Ligas në Kinë
25 December, 2018 @16:52
Ish trajneri i Watfordit, Benficas, Valencias, Atletico Madridit dhe së fundi Espanyolit, Quique Sanchez Flores, është emëruar trajner i ri i ekipit të famshëm kinez, Shanghai Shenhua.
Flores 53 vjeç ka zënë vendin e 12 me Watfordin në Premier Ligë dhe e kishte çuar këtë ekip modest në gjysmëfinale të FA Kupës 2015/16. Ai u shkarkua nga Espanyoli në prill të këtij viti pas dy vitesh punë.
Ekipi i tij i ri ka përfunduar stinorin në pozitë të shtatë, 30 pikë larg Shanghai SIPG.
Shanghai Shenhua që do të punojë nën direktivat e Floresit më parë ka pasur emra të njohur të futbollit si Gustavo Poyet, Nicolas Anelka dhe Howard Wilkinson.