HAKAN ÇALHANOGLU
Ikën në janar
25 December, 2018 @0:05
Rossonerët mund të shesin mesfushorin e tyre Hakan Çalhanoglu në janar të vitit të ardhshëm.
Kjo pasi që mediat itlaiane kanë raportuar sot se për turkun është i interesuar ekipi i Leipzigut, që po garon për një vend që dërgon në Ligë të Kampionëve në Bundesligë.
Çalhanoglu që kishte ardhur te Milan nga Bayer Leverkusen për 21.3 milionë euro në verë të vitit 2017 asnjëherë nuk i arriti pritshmëritë që ekipi kishte nga ai, ndërsa edhe milannews ka bërë të ditur se oferta reale në tavolinë të rossonerëve është vetëm nga Leipzigu.