NABIL FEKIR
I lidhur me Real Madridin
25 December, 2018 @0:17
Emri i mesfushorit ofanziv të Lyonit po lidhet me Real Madridin. Spanjollja Marca ka bërë të ditur në numrin e fundit të saj se Nabil Fekir është duke u konsideruar si opcion për Real Madridin.
Fekir 25 vjeç që ka shënuar 23 gola stinorin e kaluar dhe ka ndihmuar Francën që të fitojë titullin e Botës këtë vit në Rusi.
Kontrata aktuale e tij me Lyonin përfundon në qershor të vitit 2020, ndërsa raportohet se kreu i klubit francez ka shprehur pakënaqësinë se vlera e tij po shkon duke rënë në treg dhe pritet të konsiderojë shitjen e menjëhershme te Real Madrid.
Aktualisht, Fekir është kapiten i Lyonit dhe ka siguruar 1/8 e Ligës së Kampionëve ku do të ndeshet me Barcelonën. Këtë stinor ai ka regjistruar 6 gola dhe 4 asistime në 16 paraqitje.