VETERANI BRAZILIAN
Robinho kalon te lideri
27 December, 2018 @23:53
Futbollisti brazilian, Robinho, që dikur ishte rekord-transfer britanik [Manchester City kishte paguar afro 40 milionë euro për ta blerë lojtarin nga Real Madridi], ka arritur marrëveshje me liderin e Superligës turke, Istanbul Basaksehir.
Sulmuesi 34 vjeç së fundi ka qenë pjesë e ekipit të Sivassporit, ndërsa tash do të jetë bashkë me dikur bashkëlojtarët e tij në City, Emmanuel Adebayor dhe Gael Clichy.
Përndryshe, Robinho aktualisht është golashënuesi i tretë më i mirë në Superligën turke me 8 gola të shënuara. Para tij janë Mbaye Diagne i Kasimpasas [20 gola] dhe Hugo Rodallega i Trabzonit [9 gola].
Istanbul Basaksehir është lider i elitës së futbollit turk me 35 pikë nga 17 ndeshje dhe ka 6 pikë më shumë sesa katër ndjekësit më të afërm, Trabzon, Yeni Malatya, Kasimpasa dhe Galatasaray - të gjithë nga 29 pikë.