Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPINION

Po vjen kampioni i katërt i Stambollit

Po vjen kampioni i katërt i Stambollit


Shkruan: BLERIM MYFTIU

28 December, 2018 @0:27

Ardhja nga asgjëkund

Futbolli turk dominohet nga treshja e madhe e Stambollit – Galatasaray, Fenerbahçe dhe Beşiktaş. Katërshen e zbehtë e kompleton ekipi nga lindja e Detit të Zi, Trabzonspori, i cili në mesin e treshes së madhe ka arritur të fitojë 6 tituj kampioni, por ato tituj mbeten larg në të 70-at dhe 80-at e shekullit të kaluar; në dy dekadat e fundit as që është konkurrent i denjë për titull, madje të rralla janë edhe paraqitjet në kupat evropiane. Këto katër klube kanë fituar 61 prej gjithsej 62 titujve të kampionit. Po. Është edhe Bursaspori nga matanë detit Marmara (përballë Stambollit) i cili në vitin 2010 ka arritur të stoliset me titullin, por ka mbetur me kaq; vitet më pas i është kthyer mesit të tabelës, vendit të cilit i ka takuar gjithmonë.

Në 4-5 vitet e fundit, sërish në Stamboll, po zhvillohet një forcë e re e futbollit. Që prej 2014-s klubi zyrtarisht quhet “İstanbul Başakşehir”. Është themeluar me një emër tjetër më 1990 me iniciativën e kryetarit të atëhershëm të metropolit, Nurettin Sözen (që i ka takuar socialdemokratëve, e cila parti nuk ekziston më). Atëbotë e ka pasur emrin “İstanbul Büyükşehir Belediyespor”, që në përkthim i bie “klubi sportiv i metropolit të Stambollit”. Jo që e ka mbajtur vetëm emrin e komunës, por ka qenë edhe i financuar nga komuna. Një dukuri e tillë është e shpeshtë në futbollin turk – shumë komuna i kanë klubet e tyre futbollistike të cilat i financojnë dhe i menaxhojnë vetë.

Istanbul Basaksehir

Kjo dukuri i bie që taksapaguesit e Stambollit “e mbajnë barrën” mbi supet e tyre të klubit futbollistik, për formimin apo menaxhimin e të cilit as që kanë votuar dhe as që kanë mundësi ndërhyrjeje. Prandaj, nuk kërkon shumë mund të kuptohet se ajo që është pronë publike, shpesh mund të keqpërdoret apo të përdoret për qëllime të tjera, parapolitike. Duke marrë parasysh se klubet futbollistike turke nuk shquhen për ndonjë menaxhim të mirë financiar apo transparencë dhe se përfshirë treshen e madhe të Stambollit ato janë të zhytura në borxhe deri në fyt (në mungesë të sukseseve sportive), nuk është vështirë të imagjinohet edhe antipatia e këtij klubi në publikun e Stambollit. Për antipatinë (dhe simpatinë) pak më vonë.

İstanbul Başaksehir u ngjit për të parën herë në Superligën turke në vitin 2007. Klubi atëbotë (sikur përsëri tash) udhëhiqej trajneri i ri, Abdullah Avcı, i cili me përfaqësuesen U-17 të Turqisë kishte arritur në gjysmëfinale të kampionatit botëror. Në shtetin ku e tërë popullata, pa marrë parasysh në cilin qytet jeton, bën tifo për Galatasarayin, Fenerbahçen apo Beşiktaşin (dhe aty-këtu Trabzonsporin), një klub që formohet me vendim të komunës, natyrisht se ka vështirësi të ketë tifozë. Më 2007 nuk ka pasur as stadium, kështu që klubi pa tifoz, pa bazë, është detyruar që ndeshjet t’i zhvillojë në stadiumin olimpik të Stambollit me 76 mijë ulëse. Nëse rrallëherë në stadium gjejnë vend 2 mijë spektatorë apo kur ka më shumë personel zyrtar se spektatorë, çfarë duhet bërë për të ardhmen?

Në prehrin e politikës

Në vitin 2007 udhëheqjen e komunës së Stambollit tanimë e kishte Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit e presidentit aktual të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğanit. Kryetari i klubit İstanbul Başaksehir (atëbotë ende İstanbul Büyükşehir Belediyespor) u zgjodh Göksel Gümüşdağ, nënkryetar i komunës, kuadër i partisë në pushtet dhe bashkëshort i mbesës së Erdoğanit. “Fëmijën e padëshiruar” të Stambollit, thithësin e parave të taksapaguesve, duhej shndërruar në një ekip të mirëfilltë, i duhej dhënë baza e tifozëve dhe duhej të pajisej me stadium.

Në periudhën 2007-2013 ekipi u soll nga mesi i artë i tabelës, u arrit një finale në kupë, Abdullah Avcı u largua përkohësisht në bankinën e nxehtë të kombëtares turke dhe më 2013 ekipi ra në ligën e dytë. Klubi u shndërrua edhe në debat politik gjatë zgjedhjeve të vitit 2014, kur kandidati i opozitës republikane për kryetar, Mustafa Sarıgül, iu drejtua simpatizuesve në një miting se “do ta mbyll klubin ngase paratë shkojnë kot”. Stambolli u rifitua nga partia e Erdoğanit dhe po atë vit, 2014, İstanbul Belediyespori u rikthye në elitë.

Istanbul Basaksehir Stadium

Në qershor të vitit 2014, klubi zyrtarisht ndërroi emër dhe u emërtua në İstanbul Başaksehir. Pronësia e klubit nga komuna iu bart Ministrisë së Rinisë dhe Sportit (e udhëhequr natyrisht nga partia e Erdoğanit). Klubit më të ri iu dhurua edhe stadiumi më i ri me 17 mijë ulëse dhe të ndërtuar sipas standardeve të EUFA-s, i cili e mban emrin e trajnerit Fatih Terim. Stadiumi ndodhet në Başaksehir, në lagjen (qytezën) periferike në bregun evropian të Stambollit, të ndërtuar pas viteve 1990-të, të banuar kryesisht nga emigruesit anadollakë, e cila paraqet simbolin e ngritjes ekonomike të shtresës së mesme konservatore, mbështetëse e Erdoğanit. Po ta luajmë avokatin e djallit, ngjyrat e klubit ngjajnë janë të njëjtat me atë të partisë!

Hapja e stadiumit nuk kishte mundësi të mbetej jashtë politikës, pasi që u hap në jehonën e fushatës së ndërrimeve kushtetuese dhe të zgjedhjeve të drejtpërdrejta presidenciale. Topin për herë të parë nga qendra e vuri në lëvizje Recep Tayyip Erdoğani. Edhe fanella me numrin 12 është tërhequr nga përdorimi si shenjë respekti për presidentin.

Sistemi i munguar në futbollin turk

Që prej atij çasti, ai top vazhdon të lëvizë. Mbështetja (e fshehtë) politike nuk duhet assesi ta hedh në hije punën profesionale që po bëhet në klub. Treshja e lartpërmendur e Stambollit asnjëherë nuk ka pasur punë serioze me grupmoshat e reja. Brezat e suksesshëm të futbollit siç ka qenë ajo e 1994-2004 e udhëhequr nga Galatasarayi (kupa UEFA dhe superkupa më 2000, çerekfinalja e Ligës së kampionëve më 2002 dhe vendi i tretë për Turqinë në kampionatin botëror më 2002) ka qenë rastësi e grumbullimit të talenteve në një vend dhe hijeshi momenti.

Mirëpo, Abdullah Avcı, prezantohet si një Klopp turk, që ka shtrirë punë serioze në grupmoshat e reja dhe ka strukturuar një sistem skautimi të suksesshëm. Cengiz Ünder është prej futbollistëve që është zbuluar nga ky sistem dhe pa kaluar në treshen e madhe sot është njëri prej lojtarëve më të çmuar të Romës. Hapave të tij shkojnë Mahmut Tekdemir, Volkan Babacan e të tjerë. Skautimi ndërkombëtar ka sjellë në klub lojtarë anonimë, të cilët tani janë në shënjestër të klubeve të mëdha evropiane. Mbrojtësi rumun Alexandru Epureanu, mesfushori ofensiv boshnjak Edin Višća janë shembuj ndërkombëtarë. Gael Clichy, Emanuel Adebayor, Emre Belözoğlu paraqesin grupin e lojtarëve të etabluar, që i japin emër dhe përvojë ekipit.

Abdulah Avci

İstanbul Başaksehir, në 4 stinorët e fundit që prej se është rikthyer në elitë, kampionatin e ka mbyllur në top-4. Në gjysmën e stinorit aktual, udhëheq Superligën me 35 pikë. Ndaj përcjellësit të dytë ka 6 pikë epërsi. Se ky mund të jetë stinori i titullit, i ndihmuar domosdoshmërish edhe nga konkurrenca e padenjë e treshes së madhe, fakti është se kampioni aktual Galatasaray është i pesti me 6 pikë më pak, Beşiktaşi është i shtati me 9 pikë më pak, kurse Fenerbahçeja për të cilën ekziston bindja se e ka mbështetjen më të madhe në Turqi është e parafundit – d.m.th. në zonën e rënies nga liga – me gjithsej 16 pikë, apo 19 më pak se lideri.

Rruga për te titulli është shtruar. Konkurrenca mund të jetë ekipi tjetër i vogël i Stambollit, Kasımpaşa, që koincidon të jetë vendlindja e presidentit!


TEAM OF THE HALFSEASON 18/19

11-shja e pjesës vjeshtore (sulmuesi më i mirë)

FFK Superliga

11-shja e pjesës vjeshtore (sulmuesi më i mirë)

29/12/18 @ 11:00

TEAM OF THE HALFSEASON 18/19

11-shja e pjesës vjeshtore (“10-shja” më e mirë)

FFK Superliga

11-shja e pjesës vjeshtore (“10-shja” më e mirë)

28/12/18 @ 08:50

VETERANI BRAZILIAN

Robinho kalon te lideri

International/Transfere

Robinho kalon te lideri

27/12/18 @ 23:53

SOUTHAMPTON - WEST HAM UNITED

Anderson sjell fitoren e pestë në 6 ndeshjet e fundit

Premier League

Anderson sjell fitoren e pestë në 6 ndeshjet e fundit

27/12/18 @ 23:31

FUTSAL: KUPA E KOSOVËS

Liburni në formë edhe në Kupë

Futsall Superliga

Liburni në formë edhe në Kupë

27/12/18 @ 22:54

TEAM OF THE HALFSEASON 18/19

11-shja e pjesës vjeshtore (mesfushori më i mirë i krahut II)

FFK Superliga

11-shja e pjesës vjeshtore (mesfushori më i mirë i krahut II)

27/12/18 @ 20:06

PAS NDESHJES INTER-NAPOLI

Dënime për Interin, por edhe Koulibalyn

Serie A

Dënime për Interin, por edhe Koulibalyn

27/12/18 @ 18:19

TRANSFER

Nuk ndalen përforcimet e Vëllaznimit

FFK Liga e parë/Transfere

Nuk ndalen përforcimet e Vëllaznimit

27/12/18 @ 16:41

REAL SOCIEDAD

Shkarkojnë trajnerin dhe emërojnë pasardhësin

La Liga/Transfere

Shkarkojnë trajnerin dhe emërojnë pasardhësin

27/12/18 @ 15:05

ONDA CERO NJOFTON

Oferta e re e Realit për Hazardin

Premier League/La Liga/Transfere

Oferta e re e Realit për Hazardin

27/12/18 @ 15:01

TE BARCELONA

Prezentohet Murillo

La Liga/Transfere

Prezentohet Murillo

27/12/18 @ 14:51

NË PODUJEVË

Shend Kelmendi ndahet me Llapin

FFK Superliga/Transfere

Shend Kelmendi ndahet me Llapin

27/12/18 @ 11:04

TEAM OF THE HALFSEASON 18/19

11-shja e pjesës vjeshtore (mesfushori më i mirë i krahut I)

FFK Superliga

11-shja e pjesës vjeshtore (mesfushori më i mirë i krahut I)

27/12/18 @ 10:27

CLUB COEFFICIENT RANKING

Renditja e UEFA-së, ku gjinden ekipet e Kosovës?

FFK Superliga/International

Renditja e UEFA-së, ku gjinden ekipet e Kosovës?

26/12/18 @ 15:08

FROSINONE - MILAN

Fundi i Gattusos?

Serie A

Fundi i Gattusos?

26/12/18 @ 14:21

TEAM OF THE HALFSEASON 18/19

11-shja e pjesës vjeshtore (mesfushori qëndror II)

FFK Superliga

11-shja e pjesës vjeshtore (mesfushori qëndror II)

26/12/18 @ 11:09

TEAM OF THE HALFSEASON 18/19

11-shja e pjesës vjeshtore (qendërmbrojtësi II)

FFK Superliga

11-shja e pjesës vjeshtore (qendërmbrojtësi II)

25/12/18 @ 23:45

TEAM OF THE HALFSEASON 18/19

Ekipi i gjysmëstinorit në La Liga

La Liga

Ekipi i gjysmëstinorit në La Liga

25/12/18 @ 20:51

NË GJAKOVË

Vëllaznimi rikthen Sahitin

FFK Liga e parë/Transfere

Vëllaznimi rikthen Sahitin

25/12/18 @ 20:34

TEAM OF THE HALFSEASON 18/19

Ekipi i gjysmëstinorit në Serie A

Serie A

Ekipi i gjysmëstinorit në Serie A

25/12/18 @ 18:09

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

RUSI

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

International/Sportistë shqiptarë në botë

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

22/07/23 @ 16:58

DIREKT ONLINE

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

Conference League/FFK Superliga/International

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

20/07/23 @ 12:55

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

DY EKSPEDITA ARBITRASH NGA KOSOVA

Gjyqtarët nga Kosova, në dy ndeshje të Ligës së Konferencës

Conference League/FFK Superliga/International

Gjyqtarët nga Kosova, në dy ndeshje të Ligës së Konferencës

18/07/23 @ 11:23

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27

PRAG DEBUTIMI NË KUALIFIKIME PËR CHAMPIONS

Favorit Zalgirisi, por jo gjithmonë fiton favoriti

Champions League/International/Sportistë shqiptarë në botë

Favorit Zalgirisi, por jo gjithmonë fiton favoriti

11/07/23 @ 08:44

PREJ SHQIPËRIE NË TURQI

Visar Bekaj kalon në Hatayspor

Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Visar Bekaj kalon në Hatayspor

10/07/23 @ 15:42

KONFIRMOHET

Gjilani huazon dy lojtarë nga Kukësi

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Gjilani huazon dy lojtarë nga Kukësi

10/07/23 @ 12:06


 
Të gjitha lajmet nga International