COACH OF TEAM OF THE HALFSEASON 18/19
Trajneri më i mirë i stinorit vjeshtor 18/19
Shkruan: Shpend Thaçi
30 December, 2018 @12:11
Pas finales së humbur ndaj Dritës në Pejë dhe mundësisë së shpërdorur për ta stolisur Prishtinën me titullin kampion, Mirel Josa nuk u demotivua, por vazhdoi projektin me skuadrën bardhekaltër nga kryeqyteti.
Pasoi një riorganizim i organikës me afrime e largime futbollistësh, për ta kompletuar ekipin për sezonin vjeshtor 2018/19.
Fillimi me Europa League
Testet e para filluan në garat ndërkombëtare, ku për hir të vërtetës, Mirel Josa nxorri më të mirën nga të tijët, duke e prezantuar denjësisht ekipin në parakualifikimet për Europa League.
Më vonë, erdhi dita e shumëpritur për futbollin kosovar dhe vet Prishtinën: testimi i stadiumit rë renovuar “Fadil Vokrri” dhe licencimi i tij për zhvillimin e garave ndërkombëtare në nivel klubesh dhe kombëtareje.
Superkupa, mbushi kupën
Fati deshi që ky inaugurim të kurorëzohej me finalen e Superkupës, Prishtina-Drita. Por, dështoi sërish të fitonte trofe dhe gjilanasit iu shndërruan në një makth të vërtetë, duke e rikthyer rezultatin në të mirën e tyre, në 1-2.
Erdh koha për edicionin e ri të Superligës. Tifozëria filloi ta vërshëllente dhe kundërshtonte, kërkohej ndryshim, por i mendimi të tillë nuk ishte edhe kryetari i klubit, Remzi Ejupi, që vazhdoi t’i besojë.
Superliga 18/19
Dhe doli të jetë bast i fituar deri më tani, sepse nga atëherë Prishtina marshoi me një seri fitores të pandalshme, fitoi derbin ndaj Feronikelit, ku edhe ia rrëmbeu pozitën e parë në renditje.
Shkuan në pushim dimëror si kampionë vjeshtor, por edhe në të njëjtën kohë siguruan kualifikimin vijues në çerekfinale të Kupës së Kosovës. Deri tash, Prishtina është plotësisht brenda objektivave.
Ndoshta sa për ironi të fatit, Mirel Josa është trajneri me jetëgjatësinë më të madhe në stol të një skuadreje, i vetmi që i ka shpëtuar shkarkimit nga 12 skuadrat që janë pjesë e Superligës.
Basti
Mario Morina ishte deri më tani basti më i madh i Josës i fituar. Ky është ndoshta sezoni kur Prishtina mund ta kthejë titullin e kampionit, pas shumë viteve boshllëk.
Nëse do të kuotonin “bookmakers’at” skuadrat favorite për fitim të kampionatit, Prishtina do të ishte në krye të parashikimeve. Mirëpo, deri atëherë Josa duhet të djersitet jo pak, sepse gjithmonë pas do të jetë Feronikeli i gatshëm për të prishur planet e bardhekaltërve.