OLE GUNNAR SOLSKJAER
Nuk e do largimin
3 January, 2019 @17:47
Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, nuk dëshiron të largohet në maj të këtij viti nga ekipi.
“Nuk dua të largohem,” ka thënë norvegjezi 45 vjeç, që mori detyrën e trajnerit të përkohshëm të ekipit pas largimit të Jose Mourinhos.
Solskjaer nisi në mënyrë perfekte detyrën e tij te Manchester United, duke shënuar katër fitore në katër ndeshjet e para të ekipit.
Ai arriti edhe disa rekorde, që Unitedin dhe tifozët e shumtë i kishte marrë malli: ekipi shënoi 5 gola në një ndeshje të Premier Ligës që prej kohës së Sir Alex Fergusonit, shënoi katër fitore radhazi në katër ndeshjet e para që prej kohës së Sir Matt Busbyt, ndërsa në ndeshjen e katërt e arriti edhe një qëllim personal, që të shënojë fitore pa pranuar gol.
Në ndërkohë ish sulmuesi i Anglisë, Alan Shearer për Radion 5 Live ka thënë:
“Manchester United duket tejet impresiv prej momentit që shënon golin për 1-0. Ka qenë çështje kohe kur sulmuesit e ekipit do ta bëjnë këtë. Solskajer më mirë s’do të mundte të bënte. Mendoj se United ka shikuar ndeshjet që i ka në vijim dhe i kanë mundësuar atij ardhjen që të ketë me start më të mirë të mundshëm. Do të ketë teste më të mëdha se këto, dhe kam frikë për çështjet defanzive të ekipit. Por, çka nëse Solskjaer i fiton të gjitha ndeshjet? Çka nëse ai fiton trofe? Mendoj se duhet ta mbajnë atë.”