RIKTHEHET
Pas 11 vitesh, rikthehet
2 January, 2019 @20:27
Sulmuesi i dikurshëm i reprezentacionit të Turqisë, Burak Yilmaz, i është rikthyer Besiktasit pas 11 vitesh, bën të ditur NTV para pak çastesh.
Yilmaz tash 33 vjeç pas shënimit të 28 golave për 1.5 stinorë te Trabzonspori ka arritur marrëveshje që të jetë përsëri lojtar i Besiktasit.
Burak Yilmaz i lindur në Antalya është njëri ndër lojtarët e paktë të Turqisë që ka arritur që përgjatë karrierës së tij të jetë e katërshes së madhe turke: Galatasaray, Fenerbahçe , Besiktas dhe Trabzonspor.
Trabzonspor do të merr 1 milionë euro dëmshpërblim nga Besiktasi për transferin e sulmuesit me përvojë.
Ndërsa vetë lojtari do të fitojë 2.5 milionë euro në vit nga ekipi bardhezi i Stambollit.