NË PODUJEVË
Llapi prezanton përforcimin e parë
5 January, 2019 @15:28
Ndjekësi i dyshes lidere të Superligës, Llapi, ka prezantuar sot përforcimin e parë të afatit kalimtar dimëror.
Mesfushori Flamur Bajrami është përforcimi i ri i klubit, ndërsa lojtari në fjalë më parë ka veshur fanellën e 2 Korrikut, Tiranës dhe Vëllaznimit.
Bajrami është 21 vjeçar, ndërsa më 10 shkurt i mbush të 22-tat. Llapi pak para ndërrimit të motmoteve emëroi edhe Djengis Rexhepin trajner, pas largimit të Bekim Shotanit nga ky post.