INGOLSTADT
1.5 vjet kontratë për Mavrajn
5 January, 2019 @15:07
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, la Arisin grek për t’iu bashkuar radhëve të Ingosltadtit në Bundesliga 2.
Mavraj 32 vjeç pas 6 stinorëve të kaluara në Bundesligë me Kolnin dhe Hamburgun i kthehet futbollit gjerman, por në Bundesliga 2 ku me Ingolstadtin do të luftojë për mbijetesë aty.
Herën e fundit Mavraj ka luajtur në Bundesliga 2 kur ishte pjesë e Greuther Furthit.
Mbrojtësi me prejardhje nga Istogu ka nënshkruar kontratë me ekipin gjerman deri në qershor të vitit 2020.
Momentet më të mira në karrierë të tij Mavraj i kaloi derisa ishte pjesë e Kolnit në Bundesligë, prej ku pastaj edhe mori rrugë drejt Hamburgut.