MESFUSHORI ITALIAN
Aquilani bëhet kryetar klubi
4 January, 2019 @17:53
Ish mesfushori i Romës, Liverpoolit, Milanit, Juventusit e Fiorentinës, Alberto Aquilani ka blerë ekipin Spes Montesacro 1908.
Futbollisti 34 vjeç, ka blerë ekipin ku gjithçka filloi për te sa i përket futbollit, duke marë 100%-shin e aksioneve të klubit.
“Aventura ime filloi këtu, në stadiumin me baltë të Montesacros,” ka shkruar Aquilani në Instagram.
“Kam arritur shumë kënaqësi përgjatë karrierës, por asnjëherë nuk e kam harruar stadiumin tim të parë. Kthehem me një pasuri dhe përvojë për t’ia dhënë atë të gjithë ëndërrimtarëve të vegjël të futbollit.”