NË GJAKOVË
Vëllaznimi nuk ndalet, prezentoi katër përforcime sot
5 January, 2019 @19:41
Katër përforcime të zyrtarizuara nga Vëllaznimi sot.
Ekipi gjakovar duket të ketë synim kthimin në Superligë patjetër, ndërsa numri i futbollistëve që po vinë në ekipin kuqezi po bëhet gjithnjë e më i madh.
Vëllaznimi sot zyrtarizoi Almedin Muratin (sulmues) dhe Bergin Maliqin (mesfushor krahu) nga Besa e Pejës. Dyshja, para se të luajnë te Besa kanë qenë pjesë e ekipeve të Superligës (Drita) më parë dhe kanë përvojë mjaft për të çuar ekipin drejt elitës së futbollit kosovar.
Sot gjithashtu, por disa orë më heret Vëllaznimi zyrtarizoi edhe Vetim Krasniqin (sulmues) dhe Samir Sahitin (mbrojtës i djathtë).
Para këtyre, Besmir Fetahu (mesfushor), Labinot Jetullahu (sulmues), Agron Beqiri (qendërmbrojtës) dhe Astrit Berisha (sulmues) kanë qenë përforcimet e ekipit të bëra para Vitit të Ri.