REAL MADRID
Konfirmohet lëndimi i Bale-it
5 January, 2019 @21:38
Sulmuesi i krahut të Real Madridit, Gareth Bale, është lënduar në përballjen e fundit të ekipit dhe në njoftimin zyrtar të klubit është bërë e ditur se uellsiani mund të mungojë deri në një muaj.
Raporti mjekësor ka konfirmuar testet që tregojnë lëndimin e shkallës së parë në muskulin e lojtarit, ndërsa AS ka shkruar se rehabilitimi i Bale-it mund të merr prej dy deri në katër javë.
Me këtë, Bale pritet të mungojë në përballje ndaj: Real Sociedadit, Real Betisit dhe Sevillës, si dhe në Copa del Rey ndaj Leganesit.