Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - ARBËRIA

Gjilani përmbys Arbërinë për t’ia shkaktuar humbjen e parë

Gjilani përmbys Arbërinë për t’ia shkaktuar humbjen e parë


5 October, 2020 @16:53

Skuadra e Gjilanit ka arritur të bëj përmbysje ndaj befasisë së deritashme të stinorit, Arbëria, për të marrë fitoren e dytë të stinorit.
Gjilani edhe pse ishte në disavantazh 0-1, ka arritur të shënojë më pas tri herë në portën e mysafirëve debutues në Superligë për të fituar ndeshjen 3-1 [Gramoz Kurtaj 43, Edison Kqiku 60, Darko Nikac 81 - Dior Zabërgja 28].

Arbëria nisi mirë ndeshjen dhe shpejt shënoi me mesfushorin Dior Zabërgja, që goditi nga largësia për të tundur rrjetën e Enea Koliçit, 0-1 (28’).

Por seriozitetin e lojës e ktheu Gjilani që nisi të avancimin në fushë dhe duke krijuar shënoi. Ka qenë Gramoz Kurtaj që barazoi pak para se skuadrat të bënin pushimin 1-1 (43’).

Në pjesë të dytë zëvendësuesi Edison Kqiku shënoi për 2-1, pas disa rasteve të humbura nga Gerhard Progni dhe Nikac.

Nikac asistoi bukur te goli i Kqikut për 2-1 (60’).

Në minutën e 75-të të takimit mbrojtësi me përvojë dhe kapiteni i Arbërisë Labinot Ibrahimi mori kartonin e dytë të verdhë për t’i lënë bashkëlojtarët me 10 veta në fushë.

Nuk vonon shumë, Kqiku i kthen asistimin kroatit Nikac, që vulos fatin e takimit për 3-1 (81’).

Deri në fund, pos katër zëvendësimeve, nga dy për të dyja skuadrat, nuk kishte zhvillime të rëndësishme për gol dhe kështu Arbëria u pajtua me humbjen e parë të stinorit, derisa Gjilani merr të dytën e stinorit për tu ngritur në klasifikim.

TABELA AKTUALE

Që të dyja skuadrat pas 5 xhirova i kanë nga 8 pikë të grumbulluara. Gjilani në xhiron tjetër do të takohet me Dritën, kurse Arbëria me Ballkanin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga