Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - DUKAGJINI

Gjilani qetësisht, 2 pikë larg kreut

Foto: SC Gjilani

Gjilani qetësisht, 2 pikë larg kreut


8 October, 2019 @16:30

Pasi e mposhti Flamurtarin 1-4 në Prishtinë, Gjilani nuk ka gabuar as në ndeshjen e luajtur ndaj Dukagjinit në shtëpi.

h

Gjilanasit këtë takim arritën ta fitojnë me rezultatin final 1-0, derisa golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Tomislav Busiç në kohën shtesë të pjesës së parë (45+1’), gol përmes të cilit pikët e plota mbeten në Gjilan.

TABELA AKTUALE

Momentalisht para Gjilanit në tabelë ndodhen vetëm Drita e Ballkani, kurse Dukagjini në anën tjetër rrezikon rëniën nga elita e futbollit kosovar.

Xhiron e ardhshme, Gjilani i shkon Feronikelit, kurse Dukagjini e pret Vushtrrinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga