MBROJTËSI
Gjyqtari i shpjegoi Xhimshitit penalltinë
13 November, 2016 @11:14
Kombëtarja shqiptare u mopsht nga Izraeli mbrëmë në Elbasan 0-3, ndërsa pas ndeshjes, Berat Xhimshiti, që në u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 17-të të ndeshjes ka thënë se gjyqtari i shpjegoi pse e ndëshkoi.
“Së pari dua të them se më vjen shumë keq për atë që ndodhi, që nuk munda ta ndihmojë skuadrën. Më vjen keq për tifozët. Gjyqtarin e pyeta pse dha penallti, por mu përgjigj thjesht që kështu ishte rregullorja,” ka bërë të ditur për mikrofonët e shumtë pas ndeshjes Xhimshiti.
Me këtë disfatë Shqipëria ka rënë në vend të katërt të Grupit G kualifikues për Botërorin Rusia 2018.