PRANON GABIMIN

Gjyqtari Mentor Ajeti pranon gabimin, kërkon falje
13 February, 2023 @17:57
Rreth 24 orë pas vendimit që ngjalli diskutime, gjyqtari Mentor Ajeti ka pranuar gabimin që e bëri në ndeshjen Dukagjini - Prishtina, gabim ky që i kushtoi prishtinasve me humbje!
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka bërë të ditur se momenti i djeshëm ka qenë shumë i vështirë në karrierën e tij të ndërtuar me mund, duke theksuar se njerëzit gabojnë. Mëëposhtë, po e sjellim postimin e plotë të Ajetit.
“E nderuara Federata e Futbollit te Kosovës. Të nderuara klube të futbollit. Të nderuar futbolldashës. Duke e parë situatën e krijuar pas ndeshjes se djeshme Dukagjini - Prishtina, ndihem jashtëzakonisht keq dhe përgjegjës t’iu drejtohem me këtë opinion. Ajo që ka ndodhur dje është një moment shumë i vështirë për karrierën time të cilën e kam ndërtuar me shumë mund e pasion. Referimi për mua është gjëja me e bukur në jetë andaj jam munduar maksimalisht të bëjë më të mirën duke i kaluar të gjitha sfidat të cilat më kanë përcjell në këtë zeje pa impenjime dhe duke kaluar të gjitha normat dhe testet e kërkuara nga Komisioni i Gjyqtarëve. Unë e marrë përgjëgjesinë për gabimin që kam bërë por dua t’iu siguroj që ka qenë vetëm një gabim njerëzor dhe pas shumë analizave me ekspertë të referimit dhe vlërsimit tim, vërejmë që ka qenë një lëshim nga ana ime dhe kërkoj falje publike dhe pres mirëkuptim”. -ka shkruar ai ndër të tjera.
Incidenti i djeshëm : : : VIDEO