Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KLODIAN DURO

Gjyqtari nuk referoi penallti, për t’i barazuar rastet

Gjyqtari nuk referoi penallti, për t’i barazuar rastet


7 March, 2021 @16:34

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, pas ndeshjes me Dritën ka krituar gjyqtarin e ndeshjes si dhe mënyrën e lojës së ekipit kundërshtar.

Drita e mposhti Feronikelin me golin e shënuar në kohën shtesë nga Festim Alidema, ndërsa para këtij goli kishte edhe disa raste të diskutueshme për penallti të cilat nuk u referuan nga gjyqtari kryesor Tefik Maloku.

RAPORTI I NDESHJES

Lidhur me këtë, trajneri Duro pati reagim edhe gjatë ndeshjes me ç‘rast u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa në deklaratën pas ndeshjes citoi edhe fjalët e gjyqtarit që i kishte thënë atij.

“Rregullorja thotë që loja me prekje me dorë brenda zonës së rreptësisë kur dora është e hapur është penallti, dhe nuk ka asnjë lloj diskutimi për këtë. Por këtu vazhdojnë e diskutojnë dhe po ju përsëris fjalët e gjyqtarit që tha se nuk e dha atë penallti, për t’u barazuar me raste nga ai i minutës 40’, kështu që jemi në barazim me raste. Por sigurisht që me raste nuk do të ishim në barazim nëse penalltia do të jepet në fillim dhe ndoshta ne do të ishim më mirë në lojë,” tha ai.

Trajneri tiranas gjithashtu kritikoi edhe mënyrën e lojën së Dritës, e cila sipas tij nuk ishte aspak fair-play.

“Ne punojmë shumë, krijojmë shumë dhe ekipi qëndron shumë mirë në fushë, pasi shpalos gjithçka nga ajo që ne stërvisim. Sigurisht do të thosha se është shumë e vështirë kur në fushën e lojës gjendet para këtyre fakteve, por mbi të gjitha mendoj se ndoshta Drita kishte përgatitur taktikisht mënyrën e vet të lojës, pasi në çdo top që hynte brenda 16 metërshit, e pamë se çdo lojtar i Dritës ishte i shtrirë në tokë dhe çuditërisht gjyqtari fërshëllente në dëm të tyre. Unë mendoj që kjo taktikë nuk ka të bëjë aspak me futbollin. Futbolli luhet në fushë, prandaj ndeshjet bëhen të bukura dhe gjëja e parë kryesore është fair-play. Por unë këtu fair-play nuk po shoh,” përfundoi ai.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga