Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Gjysmë milion euro mbështetje Lirisë për stadiumin

Gjysmë milion euro mbështetje Lirisë për stadiumin


20 May, 2020 @15:03

Në Prizren sot ka qëndruar ministrja e Sportit të Kosovës, Vlora Dumoshi, e cila ka vizituar klubin e Lirisë dhe i ka dhënë mbështetje prej gjysmë milioni euro.

Stadiumi i Lirisë ka vite të tëra që s’po merr formën përfundimtare të saj. Ndërsa tashmë duket se me ardhjen e qeverisë aktuale dhe vizitën e ministres në fjalë gjërat do të shkojnë në rregull, duke shpresuar që s’është lojë e radhës politike.

“Si ministri ofrojmë mbështetje me plus 500 mijë euro tjera në mënyrë që kjo tejzgjatje e punimeve të përfundojë më. Liria dhe klubet tjera do të kenë kushte më të mira,” ka thënë ajo.

Qemal Krasniqi & Vlora Dumoshi

Kreu i Lirisë Qemal Krasniqi me këtë rast i dhuroi ministres një fanellë të klubit bardhezi nga Prizreni, që aktualisht po bën gara në Ligë të Parë të Kosovës dhe në periudhën e pasluftës nuk ka fituar asnjëherë titullin kampion të Kosovës.

Bashkë në këtë vizitë ka qenë edhe kreu i Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori i Sportit për Prizren, Ehat Oreshka.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë