PRISHTINË

Gledi Mici bëhet kapiten i Prishtinës
26 June, 2022 @20:05
Mbrojtësi Gledi Mici, është kapiten i ri i Prishtinës. FC Prishtina ka bërë të ditur sot se pas largimit të Lorik Boshnjakut nga ekipi, kapiten i parë i skuadrës do të jetë Mici, 31-vjeçar.
Mici që erdhi në Prishtinë në verën e vitit 2020 dhe ka të fituar titullin e kampionit me bardhekaltërit, është shprehur i kënaqur me besimin që i dha klubi, porse tash ai ka një përgjegjësi edhe më të madhe.
“Të jesh kapiten i Prishtinës është përgjegjësi e madhe pasi që Prishtina është emër me shumë peshë. Do të mundohem që me punë dhe profesionalizëm ta justifikoj këtë detyrë,” ka thënë Mici.
Prishtina këtë stinor do të drejtohet nga trajneri Ismet Munishi, që pak para fundit të stinorit të kaluar u nda nga SC Gjilani.