Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MURA 2-1 ST GEORGHE

Gol nga Daku në fitore dhe kualifikim të Muras

Gol nga Daku në fitore dhe kualifikim të Muras


15 July, 2022 @8:49

Mirlind Daku ka qenë startues në përballjen e kthimit ku Mura shënoi fitore ndaj St Georghes molldave 2-1 [Petkovic 46, Daku 81] për të siguruar kualifikimin tutje në kuadër të rrethit të parë të Ligës së Konferencës.

Sulmuesi i Kosovës, Daku, ka shënuar golin e dytë dhe vendimtar të ekipit në fitore, ndërsa ai gjithashtu edhe ka asistuar në golin e parë të skuadrës së tij, për të bërë që Fazanerija të jehojë në fitore.

Ky ka qenë goli i parë i Dakut në këtë edicion të kupave evropiane, duke ditur që është edhe ndeshja e parë, pasi që molldavët ia kishin refezuar vizën për ndeshje të parë të luajtur në Molldavi, derisa NS Mura udhëtoi pa Dakun atje. Molldavia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe këtë e kishte shfrytëzuar për t’ia mohuar vizën sulmuesit kosovar të sllovenëve. Mura fitoi edhe atje, 2-1.

Në përballjen e rrethit të dytë, NS Mura do të ndeshet me ekipin irlandez, St Patrick. Dueli i parë zhvillohet më 21, ndërsa ai i kthimit më 28 korrik.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League