Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA - DRITA

Golaverazh 9-0, Drita e pandalshme pas pandemisë!

Golaverazh 9-0, Drita e pandalshme pas pandemisë!


24 June, 2020 @18:41

Pa problem e ka kaluar vendin e parafundit në klasifikim skuadra e Dritës.

Në “Ferki Aliu” të Vushtrrisë, gjilanasit shënuan fitore të lehtë 0-4 (Xhevdet Shabani 1’, Betim Haxhimusa 22’, Astrit Fazliu 79’, Kastriot Rexha (P) 83’).  Për Dritën kjo ishte fitorja e pestë rresht në Superligë, përderisa që nga rikthimi i futbollit pas pandemisë, skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu përveç që i ka katër fitore në po aq takime, ende nuk e ka pësuar as edhe një gol në ligë, ndërkohë që i ka shënuar plot nëntë.

Epërsia e Dritës në duelin e sotëm erdhi që në sekondin e 35’‘, me Xhevdet Shabanin që shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase, për ta shënuar kështu golin më të shpejt në këtë edicion të Superligës deri më tani.

Dominimi i Dritës vazhdoi dhe golin e sigurisë e gjeti Betim Haxhimusa në minutën e 22’, për ta përfunduar dilemën e fituesit ende pa u kryer çereku i parë i lojës.

TABELA AKTUALE

Më vonë gjatë ndeshjes, rrjetën e gjetën edhe Astrit Fazliu (79’) e Kastriot Rexha (nga pika e bardhë, 83’) dhe ndeshja u mbyll me rezultatin final 0-4.

Fitorja e sotme bën që Drita ta ruajë kreun e klasifikimit të paktën edhe për një xhiro, përderisa Vushtrria tashmë duhet të fillojë të mendojë për sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga