Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA 3-5 LLAPI

Goleadë në “Bajram Aliu”, Llapi 4 pikë larg nga lideri

Goleadë në “Bajram Aliu”, Llapi 4 pikë larg nga lideri


25 November, 2021 @15:40

Një ndeshje me plotë gola u zhvillua në Bajram Aliu të Skenderajit sot, derisa Llapi ka arritur që të shënojë fitoren e shtatë të stinorit, duke e mposhtur Drenicën si mysafire me rezultat 3-5 [Kreshnik Uka 24, 82, 90+2p. - Elvis Prençi 48, Francisco Rivera 55, Valmir Veliu 60, Alef Firmino 66p., Bujar Idrizi 68].

Ndeshja ka pasur dy fytyra, veçanërisht për Drenicën. Pas pjesës së parë të organizuar ata arritën epërsinë me Kreshnik Ukën dhe shkuan të qetë në pushim.

Por në skenë doli një Llap realizues, derisa futbollistët e Drenicës nuk i binin në fije se çka po ndodhte, ku mysafirët shënuan pesë herë brenda 25 minutave të para të pjesës së dytë! Rezultati u bë 1-5 në të mirë të Llapit, të cilët pas kësaj u relaksuan.

TABELA AKTUALE

E këtë relaks të tyre e shfrytëzoi më së miri sulmuesi i dalluar i Drenicës Kreshnik Uka, që kompletoi hat-trickun e tij, duke shënuar edhe dy herë në portë të mysafirëve për të zbutur humbjen nga 1-5 në 3-5 përfundimtare.

Fitorja tash afron Llapin vetëm 4 pikë te lideri i Superligës Gjilani, ndërsa në anën tjetër Drenica ka pësuar humbjen e katërt me radhë prej se është në krizë financiare, ndërsa kryesia i ka dhënë dorëheqje dy xhiro para kësaj ndeshjeje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga