Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NOU CAMP

Granatahedhësit!

Granatahedhësit!


27 September, 2014 @19:49

​Barcelona është treguar superiore në ndeshjen e sotme ndaj Granadas. Ekipi katalonas ka shkatërruar ekipin kundërshtar me kuptimin e plotë të fjalës duke e mposhtur me rezultat të thellë 6-0.

Braziliani Neymar dhe argjentinasi Leo Messi ishin të shkëlqyer në këtë ndeshje. Neymar shënoi hat-trick, derisa Messi kontriboui me dy gola dhe dy asistime. Goli tjetër i shënuar për Barcelonën u realizua nga mesfushori kroat, Ivan Rakitic.

Goli i parë i Messit në këtë ndeshje, njëkohësisht ishte edhe goli i tij i 400-të me fanellën e blaugranëve.

Me këtë fitore Barcelona është ngjitur në krye të radhitjes tabelare me 16 pikë, 3 më shumë se Valencia dhe Sevilla që ende nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e tyre të kësaj xhiroje.

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga