KC STADIUM
Granit Xhaka vulos fitoren e Arsenalit
17 September, 2016 @17:54
Pas barazimit në Paris në mesjavë, Arsenali e ka gjetur fitoren në ligë.
Skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger triumfoi në ‘KC Stadium’ ndaj Hull Cityt me rezultat 1-4, rezultat i cili mund të ishte edhe më i thellë sikur Alexis Sanchez të mos e shpërdoronte një penallti në pjesën e parë. I njëjti lojtar e shënoi golin e epërsisë dhe golin e tretë për Arsenalin, ndërsa goli i dytë u shënua nga anglezi Theo Walcott. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Snodgrass nga pika e bardhë.
Kur rezultati ishte 1-3 dhe ndeshja veç kishte përfunduar, në skenë u shfaq Granit Xhaka, i cili me një projektil nga 30 metra arriti të shënojë një super gol, i cili ishte i pari për të me fanellën e Arsenalit.
Vlen të theksohet që vendasit e Hull Cityt pjesën më të madhe të ndeshjes e luajtën me 10 lojtarë, pas përjashtimit të Jack Livermore në pjesën e parë.
Për 90 minuta në këtë takim u paraqit Shkodran Mustafi, kurse Granit Xhaka luajti për afro 25 minuta në pjesën e dytë, të mjaftueshme që ai të shënojë një super gol nga afro 30 metra.
Pas 5 xhirove, Arsenali ka 10 pikë, me 3 fitore, 1 barazim, 1 humbje.
Granit Xhaka Incredible Goal HD - Hull City 1-4… by goallive10