UEFA
Gjyqtarët e Kosovës, së shpejti në UEFA
17 September, 2016 @14:05
Në listën e gjyqtarëve të UEFA-së, së shpejti pritet të përfshihen edhe emrat e gjyqtarëve nga Kosova.
Të hënën, në Kosovë pritet të vijë një zyrtar i UEFA-së, i cili merret me çështje të gjyqtarëve, me qëllim të firmosjes të një memorandum bashkëpunimi me FFK-në, për t’i futur në listën e UEFA-së, gjyqtarët nga Kosova, bën të ditur gazeta Koha Ditore.
Zyrtari i UEFA-së do të takohet me kryetarin e Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani.