Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FESTË NË FAMILJEN XHAKA

Graniti ia uroi fitoren Taulantit

Graniti ia uroi fitoren Taulantit


29 March, 2015 @21:44

Fitorja e Shqipërisë e ka gëzuar edhe Granit Xhakën, vëllaun e vogël të mesfushorit të kombëtares shqiptare, Taulantit.

Këtë e pranoi edhe Taulanti në deklaratën e tij pas ndeshjes.

“Sonte nuk patëm fat, por e kemi merituar këtë fitore se patëm shumë raste. Jemi në rrugë shumë të mirë dhe nëse e do zoti do të shkojmë edhe në Francë. Për Shqipërinë është kënaqësi të luajmë. E gjithë familja ime është pranë meje. Graniti më ka dërguar një mesazh në të cilin shkruante: Urime vëlla fitoren,” tha Taulanti pas ndeshjes.

Kujtojmë se pikërisht Graniti ishte njëri nga golashënuesit në ndeshjen e djeshme të përfaqësueses së Zvicrës, që fitoi kundër Estonisë me rezultat 3-0.


 
Të gjitha lajmet nga