Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATLETICO

Griezmann e Mandzukic, udhëheqin Atleticon

Griezmann e Mandzukic, udhëheqin Atleticon


31 January, 2015 @19:36

Atletico Madridin më shumë e ka lodhur fusha e papërshtatshme për lojë, se sa kundërshtari Eibar, në ndeshjen e sotme që përfundoi me fitoren 3-1 të mysafirëve.

Ekipi i trajnerit Diego Simeone që të tre golat i shënoi gjatë pjesës së parë për të arritur deri tek fitorja. Goli i parë erdhi nga françezi Antoine Griezmann në minutën e shtatë, i cili me një goditje të saktë brenda zonës së rreptësisë, arriti ta mposht portierin vendas.

Më pas në skenë doli sulmuesi kroat Mario Mandzukic, i cili vetëm brenda dy minutave shënoi dy herë, duke arritur në kuotën e nëntë golave këtë stinor, derisa e mundësoi ekipin e tij të ndjehet më komod në lojë.

Kur të gjithë mendonin se ndeshja do të përfundojë me këtë rezultat, mendimin e njëjtë nuk e kishte edhe sulmuesi i Eibarit, Federico Piovaccari, që e shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në këtë ndeshje.

Kjo ishte fitorja e tretë rresht e Atleticos në La Liga, po aq ndeshje sa nuk ka shënuar fitore edhe skuadra e Eibarit.

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga