MEDIA TALK

Guardiola me kuletë plotë, sheiku premton super përforcime
2 June, 2021 @11:30
Pas humbjes në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat, shefi i Manchester Cityt Khaldoon-al-Mubarak kishte thënë se “do të kthehemi”.
E tash, mediat angleze vetëm se kanë filluar spekulimet për të hollat që do të harxhojë City, ekip që menaxhohet nga Pep Guardiola.
Manchester City është duke përgatitur rekord ofertë për të shtuar në skuadër Harry Kane, që pritet të largohet nga Tottenham.
Synim tjetër është edhe norvegjezi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
“Nuk do të qëndrojmë si kampionë të Anglisë dhe të presim sezonin tjetër kështu si jemi. Do të përforcohemi në pozitat kyqe, më të nevojshme për të garuar për gjithçka që kemi përpara,” është cituar të ketë thënë al-Mubarak.