Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA - SAN MARINO

Test i lehtë për Kosovën, Muriqi i shfryhet San Marinos me 4 gola

Foto: FFK

Test i lehtë për Kosovën, Muriqi i shfryhet San Marinos me 4 gola


1 June, 2021 @19:46

Përfaqësuesja e Kosovës e ka kaluar me sukses testin e parë kontrollues të muajit qershor.

Dardanët në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, i mposhtën rivalët e dobët të San Marinos me rezultat të thellë 4-1, ndërsa Vedat Muriqi ishte ai i cili shkëlqeu dhe bëri dallimin në lojë.

Megjithëse kishte mungesa të shumta në përbërje, kjo nuk ndikoi që fitorja e Kosovës të vie me lehtësi.

Vedat Muriqi i shënoi të gjitha golat e Kosovës në këtë ndeshje, në fitoren 4-1, derisa mysafirët golin e nderit e arritën 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën 28’, ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë u shënua edhe goli i dytë nga Muriqi për të shkuar skuadrat në pushim me rezultat 2-0.

Me fillimin e pjesës së dytë Muriqi kompletoi hat trick-un e tij, ndërsa në që të tri golat u shërbye me asistime nga Arbër Zeneli, i cili po ashtu ishte i disponueshëm për këtë lojë.

Në minutën 76’ Muriqi shënoi për 4-0, kurse rezultati përfundimtar u përcaktua me golin e shënuar nga futbollisti i San Marinos, David Tomassini, i cili e mposhti Samir Ujkanin në njërin prej akcioneve të rralla të mysafirëve duke shënuar nga afërsia.

Kosova ndeshjen e radhës do ta luajë pas 3 ditësh, përkatësisht të premtën përballë përfaqësueses së Maltës, e cila po ashtu do të luhet si ndeshje miqësore.

Më pas Dardanët do të vazhdojnë grumbullimin me ekipin e dytë për të luajtur dy miqësoret e tjera kundër Guinesë (8 qershor) dhe Gambisë (11 qershor).

Përballë San Marinos, për Kosovën u paraqitën këta lojtarë: Samir Ujkani; Betim Fazliji, Amir Rrahmani, Destan Bajselmani, Mërgim Vojvoda; Hekuran Kryeziu (Idriz Voca), Besar Halimi (Lorik Emini), Blendi Idrizi (Valmir Sulejmani), Lirim Kastrati, Arbër Zeneli (Zymer Bytyqi); Vedat Muriqi (Mirlind Daku).

Kurse faqja zyrtare e Federatës ka përshkruar shkurt ndeshjen: “1 qershor, 2021 – Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të pritur në miqësoren kundër San Marinos, me rezultat 4:1. Dardanët e dominuan plotësisht ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa të katër golat i realizoi sulmuesi Vedat Muriqi. Rezultati u zhbllokua në minutën e 28-të, kur Zeneli asistoi për Muriqin. Edhe dy golat e tjerë erdhën pas bashkëveprimit të këtyre dy lojtarëve, njëri në fund të pjesës së parë e tjetri në fillim të pjesës së dytë. Ndërkaq, goli i katërt nga Muriqi erdhi nga pika e bardhë, pasi paraprakisht Lirim Kastrati u ndal në mënyrë të palejueshme brenda zonës. Gjatë kësaj ndeshje debutuan në fanellën dardane Blendi Idrizi e Destan Bajselmani, që luajtën si titullarë, si dhe Lorik Emini e Mirlind Daku që luajtën si zëvendësues. Ndeshjen e radhës miqësore Kosova e zhvillon pas tre ditësh në Klagenfurt të Austrisë kundër Maltës.

 


ZYRTARE

ZYRTARE: Ancelotti rikthehet në Real Madrid

Premier League/La Liga

ZYRTARE: Ancelotti rikthehet në Real Madrid

01/06/21 @ 19:01

EURO2020

Lista përfundimtare e Anglisë, në listë edhe Arnold

Evropiani

Lista përfundimtare e Anglisë, në listë edhe Arnold

01/06/21 @ 18:28

RENOVA

Renova ndanë rrugët me mesfushorin prizrenas

International

Renova ndanë rrugët me mesfushorin prizrenas

01/06/21 @ 17:36

PREMIER LEAGUE

5 trajnerë në garë për trajnerin e vitit në Premier League

Premier League

5 trajnerë në garë për trajnerin e vitit në Premier League

01/06/21 @ 17:19

11-SHET

Formacionet zyrtare: Kosova - San Marino

Kosova

Formacionet zyrtare: Kosova - San Marino

01/06/21 @ 16:34

WERDER BREMEN

Milot Rashica bëhet me trajner të ri

Bundesliga/Transfere

Milot Rashica bëhet me trajner të ri

01/06/21 @ 16:05

11-SHJA POTENCIALE

11-shja e mundshme e Kosovës ndaj Rumanisë

Kualifikimet për Evropian/Kosova

11-shja e mundshme e Kosovës ndaj Rumanisë

12/09/23 @ 11:38

NJOFTIMI I FFK-së

Kosova kryen stërvitjen në Bukuresht, optimizëm për rezultat pozitiv

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Kosova kryen stërvitjen në Bukuresht, optimizëm për rezultat pozitiv

11/09/23 @ 20:57

NGA KONFERENCA PARA NDESHJES

Gliha: Rumania favorite, por pres rezultat pozitiv

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Gliha: Rumania favorite, por pres rezultat pozitiv

11/09/23 @ 20:19

DARDANËT ARRIJNË NË RUMANI!

Ekipi i Kosovës ateron në Rumani

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Ekipi i Kosovës ateron në Rumani

11/09/23 @ 14:10

DREJT RUMANISË

Ekipi i Kosovës niset për Bukuresht

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Ekipi i Kosovës niset për Bukuresht

11/09/23 @ 11:49

PLAYER RATINGS

Notat e lojtarëve: Kosova - Zvicra

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Notat e lojtarëve: Kosova - Zvicra

09/09/23 @ 23:28

BARAZIMI I MADH!

Ka shpresë

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Ka shpresë

09/09/23 @ 22:53

FORMACIONET STARTUESE

Kosova - Zvicra, 11-shet startuese

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Kosova - Zvicra, 11-shet startuese

09/09/23 @ 19:31

PROBLEME ME LËNDIME!

Lëndimi i radhës! Telashe për Glihan

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Lëndimi i radhës! Telashe për Glihan

09/09/23 @ 18:05

11-SHJA POTENCIALE

11-shja e mundshme e Kosovës ndaj Zvicrës

Kualifikimet për Evropian/Kosova

11-shja e mundshme e Kosovës ndaj Zvicrës

09/09/23 @ 16:24


 
Të gjitha lajmet nga Kosova