RENOVA

Renova ndanë rrugët me mesfushorin prizrenas
1 June, 2021 @17:36
Skuadra shqiptare nga Maqedonia Veriore, Renova, ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin e saj kosovar, Alush Gavazaj.
Gavazaj ka mbetur lojtar i lirë pasi që i ka skaduar kontrata me Renovën, derisa palët janë pajtuar që mos ta vazhdojnë kontratën edhe më tutje.
Mesfushori 26-vjeçar i lindur në Prizren në Kosovë ka luajtur për skuadrat si Liria, Feronikeli dhe Vushtrria, ndërsa po ashtu ka pasur karrierë edhe në disa skuadra nga Shqipëria.
Bashkë me Gavazajn nga Renova është larguar edhe mbrojtësi Arben Tafa, të cilit po ashtu i ka skaduar kontrata.