LËNDOHET ROSHI

Foto: FSHF
Kuqezinjtë arrijnë në Uells, por lëndohet Roshi
1 June, 2021 @15:49
Ekspedita e kombëtares shqiptare në futboll ka ateruar sot në ishullin britanik, duke arritur në Uells.
Shqipëria do të ndeshet në miqësore me kombëtaren e Uellsit më datë 5 qershor.
FSHF ka bërë të ditur se Odise Roshi ka pësuar lëndim, tërheqje muskulore, dhe nuk do të jetë në gjendje të paraqitet për kuqezinjtë në asnjërën nga miqësoret e qershorit.
Shqipëria pas ndeshjes ndaj Uellsit, do të ndeshet edhe me Republikën Çeke, kundërshtaren që e kishte Kosova në grup kualifikues për EURO 2020.