WERDER BREMEN

Foto: Werder/fb
Milot Rashica bëhet me trajner të ri
1 June, 2021 @16:05
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, nëse do të mbetet në Werder edhe për një stinor, do të ketë punë me trajner të ri të skuadrës.
Pas rënies nga elita e futbollit gjerman, Werder do të garojë në Bundesliga 2 në stinorin 2021/22 dhe ekipi posa ka bërë të ditur edhe zyrtarisht se ka emëruar si trajner Markus Anfangun.
Anfang do ta zëvendësojë Florian Kohfeldtin në krye të shtabit teknik të skuadrës.
Duke i dëshiruar suksese në punë, klubi i ka uruar mirë se ardhje trajnerit të ri, që do të ketë për detyrë ta kthejë skuadrën në Bundesligë.
Anfang 46-vjeçar përgjatë karrierës së tij ka drejtuar skuadrat e grupmoshave të Bayer Leverkusenit, U17 dhe U19, prej ku kaloi te Holsten Kiel. Më pas, për dy stinorë drejtoi Kölnin, ndërsa në stinorin 2020/21 ka qenë në krye të Darmstadtit.