DEKLARATA PAS FITORES

Bernard Challandes/ Foto: FFK
Challandes vlerëson njërin prej futbollistëve debutues
1 June, 2021 @23:19
Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, në deklaratën e tij pas ndeshjes ka vlerësuar futbollistin debutues të kombëtares, Destan Bajselmani.
Derisa është shprehur të jetë i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe ka pranuar se nuk ka qenë ndeshje e vështirë, ai ka vlerësuar edhe Bajselmanin.
“Ka qenë ndeshje serioze dhe e mirë. Nuk ka qenë ndeshje e vështirë, por ka qenë me rëndësi të luhet thjeshtë. Kemi kontrolluar ndeshjen dhe kemi ndërtuar aksione të mira dhe në fund jam i kënaqur me atë çfarë treguam sonte. Bajselmani ka bërë një paraqitje të mirë, edhe pse sot si mbrojtës nuk ka pasur punë të vështirë, por ka luajtur mirë me topin,” ka thënë zvicerani Challandes.
Kosova me fitoren 4-1 ndaj San Marinos sonte, ka nisur mbarë miqësoret e qershorit ku pas 3 ditësh do të ndeshet me Maltën në Klagenfurt. Në javën tjetër Dardanët udhëtojnë drejt Antalyas, ku do të ndeshen me Guinenë (8 qershor) dhe Gambinë (11 qershor).