AMIR RRAHMANI

Amir Rrahmani duke dalë në ndeshje ndaj San Marinos/ Foto: FFK
Rrahmani uron debutuesit
1 June, 2021 @23:55
Mbrojtësi i Dardanëve, Amir Rrahmani, në deklaratën e tij pas ndeshjes ka thënë se kanë respektuar kundërshtarin përkundër nivelit të tyre.
Ai është shprehur gjithashtu falenderues ndaj lojtarëve të rinj që kanë debutuar dhe u ka dëshiruar ambientim sa më të shpejtë te Kosova.
“Kemi respektuar kundërshtarin dhe besoj se kemi luajtur mirë. Ka qenë mundësi për futbollistët e rinj të ambientohen me ekipin. Lojtarët kanë dhënë maksimumin në këtë ndeshje ndërsa ata që debutuan shpresoj që të na ndihmojnë në takimet e radhës. Jemi ekip i ri dhe kemi lojtarë cilësorë,” ka thënë Rrahmani, që mbron ngjyrat e Napolit në Serie A të Italisë.
Pas fitores ndaj San Marinos 4-1, Kosova do të luajë miqësore ndaj Maltës pas 3 ditësh, ndërsa më 8 qershor ndaj Guinesë e më 11 qershor ndaj Gambisë në Antalya.
Për Kosovën në 11-shen startuese sot debutuan mbrojtësit Betim Fazliji dhe Destan Bajselmani, ndërsa paraqitje të parë ka pasur edhe Blendi Idrizi.
Në pjesë të dytë ku inkuadrua edhe Lorik Emini.