ETIHAD STADIUM
Guardiola starton me fitore
13 August, 2016 @20:20
Në ndeshjen e parë zyrtare me trajner Pep Guardiolan, skuadra e Manchester Cityt ka arritur fitore. ‘Citizens’ mposhtën Sunderlandin e drejtuar nga David Moyes në ‘Etihad Stadium’, me golin e fitores që erdhi në fund të takimit.
City kaloi në epërsi që në minutën e pestë me golin e Agueros nga pika e bardhë, mirëpo Sunderlandi nuk u dorëzua për asnjë moment dhe barazoi me veteranin Jermain Defoe në minutën e 71’. Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej me barazim, City e arriti fitoren përmes autogolit të shënuar nga mbrojtësi kundërshtar dhe kjo ishte e mjaftueshme që nga fusha të largoheshin me 3 pikë.
Në këtë takim për gjysmë ore luajti edhe Adnan Januzaj, i huazuar tek Sunderlandi nga Manchester United.