DEKLARATA E TOVËRLANIT
Tovërlani: Pësuam, kur duhej shënuar
13 August, 2016 @18:19
Trajneri kampion i Ferronikelit, Afrim Tovërlani, është ndarë i zhgënjyer nga ndeshja e Superkupës së Kosovës, ku ekipi i tij pësoi nga ish-ekipi i tij, Prishtina.
Tovërlani ka thënë se ekipi i tij pësoi në momentin kur duhej shënuar golin e dytë dhe ta fitonte atë.
“Realisht, ne pësuam golin e dytë në momentin kur kishim lojën në dorë dhe ishim duke kaluar momente të mira në fushë. Kur menduam të shënojmë, ne pësuam. Gabuam dhe e humbëm ndeshjen,” ka thënë Tovërlani pas ndeshjes.
Më tej ai shtoi se Ferronikeli tash e tutje do të koncentrohet në Superligë, ndërsa ka thënë se përveç Besës e Prishtinës, edhe skuadrat tjera janë të forta dhe nuk duhet nënçmuar asnjërën, pasi që pranimi në UEFA e FIFA i ka mobilizuar shumicën e skuadrave të Superligës për stinorin 2016/17.
RAPORTI I FINALES SË SUPERKUPËS