TREPÇA '89
Gugash Magani largohet nga detyra
1 November, 2018 @16:58
Ish-kampioni i Superligës, Trepça ‘89, ka ndarë rrugët me trajnerin Gugash Maganin.
Skuadra mitrovicase, pas një publikimi në faqen zyrtare të tyre ka shkruar se, arsyeja kryesore e largimit të trajnerit ishte moszbatimi i detyrave nga lojtarët.
Në vend të Maganit deri në fund të edicionin vjeshtor në krye të skuadrës do të jetë trajneri Sabit Osmani.
Trepça ‘89 pas 13 ndeshjeve të zhvilluara ka grumbulluar 15 pikë dhe gjendet në pozitën e nëntë të tabelës në Superligë.