Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WOLVES 0-3 MANCHESTER CITY

Haaland vazhdon me rekorde, City lider

Haaland vazhdon me rekorde, City lider


17 September, 2022 @15:15

Manchester City ka tejkaluar lehtë edhe kundërshtarin e radhës në Premier Ligë, duke shënuar fitore të pritur, por tepër të shpejtë ndaj Wolvesit.

Ekipi i Pep Guardiolës ka dominuar nga sekonda e parë e ndeshjes, ndërsa ka shënuar fitore të thellë, 0-3 [Grealish 1, Haaland 16, Foden 69], në fitore derisa Wolves ka mbetur me 10 lojtarë në fushë që nga minuta e 33 e ndeshjes kur Nathan Collins u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një faulimi të ashpër ndaj Grealishit.

Me fitore, City kap kreun e renditjes, ndërsa Wolves mbetet në 6 pikë pas 7 ndeshjeve të para të stinorit. Përndryshe sulmuesi norvegjez i Cityt, Haaland, ka vazhduar me gola edhe këtë xhiro, ndërsa ka thyer rekordin e Premier Ligës duke u bërë lojtari i parë në histori që shënon në katër ndeshjet e para të tij si mysafir në elitën e futbollit anglez!

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League