ZËRI SHKRUAN
Hadërgjonaj dhe Sallahi, priten nga Kosova
21 September, 2016 @11:12
E përditshmja Zëri në numrin e sotëm të saj ka bërë të ditur se dyshja Florent Hadërgjonaj dhe Ylli Sallahi, janë shumë afër të jenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Hadërgjonaj është mbrojtës 22 vjeçar dhe aktualisht është lojtar i Ingolstadtit në Bundesliga. Ai ka qenë pjesë e reprezentacionit U-21 të Zvicrës, ku ka pasur 9 paraqitje në kualifikimet e kaluara me këto grupmosha.
Në anën tjetër, Ylli Sallahi, është mesfushor i lindur në Skenderaj, ndërsa është ngritur si i ri në Bayern Munchen, duke kaluar nëpër gjeneratat e reja të ekipit, bile në stinorin 2013/14 ka shënuar edhe një paraqitje në Bundesligë.
Sallahi 22 vjeç aktualisht është lojtar i Karslruhes në Bundesliga 2, ndërsa është pjesë e reprezentacionit U-21 të Austrisë.