KOMISIONI I GARAVE
KF Drenica në disciplinore
21 September, 2016 @9:19
Komisioni i Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës (KG, FFK) pas shqyrtimit të raporteve të ndeshjeve të xhiros së pestë të Superligës, ka inicuar procedurë disciplinore ndaj KF Drenicës.
“Lëshim në organizimin e ndeshjes, ku pati sharje, fyerje nga grupi i shikuesve vendas në drejtim të KF Ferronikelit, si dhe hyrja e paautorizuar para dhomës së zyrtarëve të ndeshjes, kërcënim, tentim sulmi i Haxhi Bejtës bashkë me lojtarin e KF Drenica (djalin) Azem Bejta. Kërcënimi i shikuesve nga tribunat në drejtim të Blerand Kurtishajt, që çoi në ndalje të lojës,” janë motive të numëruara nga KG i FFK-së, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të ndeshjes, konform nenit 89, paragrafi 6 i Rregullores Disciplinore dhe inçizimet televizive.
Blerand Kurtishaj i Ferronikelit dhe Azem Bejta i Drenicës, gjithashtu janë futur në disciplinore, për shkak të kartonave të kuq në këtë ndeshje.